Dy fjalë b. lëpirësve të ish terroristes Rajavi

Nga GJERGJI THANASI

Sot më datë 25 nëntor 2020 Twitter mbylli llogaritë në farsi (persisht), arabisht, anglisht dhe frëngjisht të ish terroristes Rajavi, shefe e Kultit MEK (iranianët e Manzës). Tashmë është bërë vazhdë që fabrika e trolleve në Manzë alias Kampi Ashraf 3 të prodhojë lajme të rrema, fake news pa hesap e pa doganë. Kujtojmë këtu rastin “par Excellance”të shpikjes nga hici të një gazetari të quajtur Heshmat Alavi, një person, që nuk ekzistonte fare, por ishte krijesë e MEK-save, në fermën e trollave në Manzë afër Durrësit.

E reja në këtë histori është mbyllja e llogarive në Twitter të ish terroristes Miriam Rajavi, shefe e këtij kulti. Ky sinjal që jep një kolos si Twitter duhet të deshifrohet edhe nga politikanët e gazetarët shqiptarë, të cilët me pagesë, madje me raste edhe gratis kanë dy a tre vjet, që me zell e me dëshirë i lëpijnë b…. një dava ish terroristeje, një plake të mjerë, duarpërgjakur dhe pa Atdhe (apolide dhe apatride). Për mua si shqiptar ka qenë një turp i madh të shikoja sesi ish kryeministra e ish presidentë, aktualisht president dhe një kope ministrash e deputetësh bënin konkurencë të fortë me njeri tjetrin, se kush do i servilosej më fort e më mirë kësaj plake të ligë të quajtur Miriam Rajavi. Këta kuislingë mjeranë justifikoheshin se Rajavin e do gjithë bota. Se ajo është e paprekeshme sikur të ishte një Al Capone me fustan. Se pas saj qëndrojnë CIA dhe Mossad-i bashkë me dhjetra milionë petro dollarë ardhur nga vendet e Gadishullit Arabik.

Unë si gazetar kam përjetuar një ndjenjë turpi përzjerë me keqardhje për kolegët e mij gazetarë shqiptarë, që zinin rradhën për t’i shërbyer ish terroristes Rajavi me fake news pa fund për të dhe për Kultin MEK! Vecanërisht më dhimbeshin ata gazetarë plot komplekse inferioriteti prej provinciali, që i serviloseshin mediatikisht kësaj ish terroristeje edhe pa u paguar fare. Të paktën ata gazetarë, që e nxirrnin në ankand penën e tyre, mbushnin xhepin me petro dollarë, ndërsa këta të mjerët prostituonin mediatikisht pa pagesë fare!

Mbyllja e llogarive të saja nga Twitter tregon se kjo ish terroriste nuk meriton temenatë dhe servilizmin ekstrem as të poltikanëve kuislingë dhe as të gazetarëve të shitur apo me komplekse të thella inferioriteti prej katundari të zbritur vonë në qytet. Ka ardhur koha, që ish terroristja Rajavi të flaket tej, pak a shumë sic hidhen në koshin e plehrave një palë këpucë të cara, që nuk ka këpucar, që u bën derman! /Ashraf News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne