Dy vīktima dhe 64 të infektuar, rëndohet bilanci nga koronavirusi

Instituti i Shëndetit Publik njofton për 64 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 84 të shtruar tek Infektivi, 11 prej tyre janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

ISHP kërkoi nga qytetarët që të mos ulin vigjilencën dhe të mbahet maska kudo ku nuk është i mundur distancimi fizik./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne