Shqiperia

Studentja pozitive me koronavirus, alarmohet Politekniku, rektorati: Anulohet me urgjencë sezoni i provimeve

Provimet e sezonit të verës në Universitetin Politeknik të Tiranës janë anuluar.

Në një njoftim për të gjithë studentët dhe pedagogët, rektorati bën me dije se një studente është konfirmuar me COVID-19 dhe provimet nuk do të zhvillohen si një masë për mos përhapjen e virusit.

Njoftimi:

Njoftimi që është dërguar për të gjithë stafin dhe studentët ka qenë urgjentë dhe bëhet me dije se studentja e prekur është në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit.

“Është konfirmuar një studente e FTI-së viti i tretë është prekur dhe ka dal pozitive me COVID-19. Për këtë arsye për të ndaluar përhapjen e pandemisë Ju njofton vendimin për Pezullimin menjëherë të sezonit të provimeve të verës në FTI! Ku pezullim do vazhdojë deri në një njoftim të dytë për fillimin dhe mënyrën e kryerjes së provimeve!”, bëhet me dije në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Numri i vīktimave ka shkuar në 58, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë me Covid-19./tpz

OPINIONE

INTERVISTA