Dyshohet për 350 parcela me kanābis, qindra forca policie mësyjnë në malet e Krujës

Prej disa ditësh forca të shumta policie janë duke zhvilluar një operacion në zonat e malësisë së Krujës.

Abc News raporton se forcat operacionale të Qarkut Durrës dhe nga Tirana janë duke krehur zonën e malësisë së Krujës, ku dyshohen se janë rreth 350 parcela të mbjella me lëndë narkotike.

Mësohet se parcela më e vogël ka 15 bimë kānabis.

Policia është duke zhvilluar kontrolle në disa fshatra të zonave malore.

Zona e malësisë mbetet ndër me problematiket sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike, ku këtë vit janë mbjellë rreth 30% më shumë bimë se vitin e kaluar./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne