Terroristët e YPG/PKK-së rrëmbejnë një vajzë 13-vjeçare në Siri

Burime lokale bëjnë të ditur se terroristët e YPG/PKK-së mbrëmë rrëmbyen një vajzë 13-vjeçare për ta rekrutuar ose abuzuar me forcë në Siri.

Në rajonet e pushtuara nga YPG/PKK në Siri, terroristët vazhdojnë të rrëmbejnë fëmijë duke luftuar me familjet e fëmijëve, thanë burimet lokale që kërkuan të mbesin anonime për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Grupi terrorist rrëmbeu vajzën 13-vjeçare nga familja e saj që jeton në një fshat në provincën Qamishli të Sirisë verilindore dhe sulmuan familjen përderisa kërkonin vajzën e tyre.

Në përleshjen midis terroristëve dhe familjes një terrorist u qëllua me armë.

Pas përleshjes, grupi terrorist dërgoi më shumë terroristë në rajon dhe familja ende nuk ka dëgjuar rreth vajzës së tyre.

Sipas raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për trafikimin e personave në vitin 2020, grupi terrorist rekruton dhe rrëmben me forcë fëmijë.

“Njësitë e Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG dhe YPJ) në veriperëndim të Sirisë vazhduan të rekrutojnë, trajnojnë dhe përdorin djem dhe vajza të reja deri në 12 vjeç. Që nga viti 2017, vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se YPG dhe YPJ rekrutojnë, disa herë me forcë, fëmijë nga kampet në Sirinë verilindore”, thuhet gjithashtu në raport.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega e PKK-së në Siri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne