Dyshohet si “Koka” e Ndrangheta-s në Shqipëri, firmoset ekstradimi i Bujar Sejdinajt drejt Italisë

Firmoset urdhri për ekstradimin e Bujar Sejdinajt në Itali, shqiptari i njohur si “xhaxhai” dhe që dyshohet se është pjesëtar i “Ndraghetas”, organizatës së famshme mafioze në Itali, por edhe si përfaqësues i familjes mafioze ”Bellocco”.

Pasi ka shqyrtuar të gjitha dokumentet, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për ekstradimin nga Tirana në drejtim të Romës të këtij personazhi që dyshohet të jetë “njeriu që luan fijet e Ndraghetas në Shqipëri e Ballkan”.

Sejdinaj u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë.

Gjashtë persona u arrestuan, mes tyre Bujar Sejdinaj dhe bashkëpunëtori i tij Adrian Cekini, të dy nga Elbasani.

Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne