Dështon OFL, i kthehet licenca e naftës Lulzim Berishës

Gjykata Administrative Tiranë i ka rikthyer Lulzim Berishës licensën për tregimin e naftës, sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e Operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Me rikthimin e licencës, Berisha mund të rinisë aktivitetin tregtar.

Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi Berishë, 1,2 milion litra naftë, një magazinë doganore në Durrës dhe një makinë të blinduar.

Në 23 tetor, gjykata i riktheu Berishës dhe makinën e blinduar.

Lulzim Berisha është ish-dejtues i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm për grupi të strukturuar kriminal, trafikim të narkotikëve dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës vendosi lirimin e tij me kusht pasi ai gjeti punë në Bashkinë Durrës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne