Bota

Sulm i armatosur ndaj ambasadës saudite në Holandë

Një sulm i armatosur është kryer ndaj ambasadës së Arabisë Saudite në Hagë të Holandë.

Sipas mediave vendase sot rreth orës 05:30 të mëngjesit sipas kohës lokale është hapur të paktën 20 herë zjarr ndaj ambasadës saudite në Hagë.

Në lajm thuhet se në fasadën dhe dritaret e ambasadës mund të shihen të paktën 20 gjurmë të plumbave dhe dhjetëra gëzhoja ndërsa ende nuk është identifikuar sulmuesi dhe motivi për sulmin.

Në deklaratën e policisë thuhet se nga sulmi nuk ka viktima apo të plagosuar ndërsa ka filluar një hetim i gjerë mbi incidentin./AA

OPINIONE

INTERVISTA