Bota

E dënuan për vrasje, pas 5 vitesh në qeli, gjykata jep vendimin ‘spektakolar’: Nuk je fajtor

Zheljko J. ishte shpallur fajtor dy herë për vrasje dhe 2006 ditë i kaloi në paraburgim, që do të thotë, rreth pesë vite e gjysmë. Por në fillim të prillit, Gjykata federale zvicerane e hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së lartë të Aargaut, duke sjlelle një vendim spektakolar.

Sipas Gjykatës federale nuk janë gjetur prova se boshnjaku, para gjashtë vitesh e kishte vrarë 31-vjeçari David M. në një punëtori në Gränichen. Zhelko J. u lirua menjëherë pas vendimit. Për kohën e kaluar prapa grilave, sipas Kodit zviceran të procedurës penale, personi përfiton nga kompensimi “adekuat”.

Sipas një raporti të “Tele M1”, Gjykata më e lartë zvicerane tashmë ka caktuar edhe shumën. Zheljko J. do të marrë 275.000 franga zvicerane si kompensim. Avokati i mirënjohur nga Aargau, Urs Oswald i tha kanalit televiziv “Tele M1”, se kompensimi i më pak se 150 frangave në ditë për paraburgim është relativisht i ulët, transmeton Albinfo.ch. Varësisht nga qasja ndaj veprës, ky kompensim mund të kishte qenë më i lartë. Mbrojtësi i boshnjakut gjithashtu ka theksuar se klienti tani më në fund do të shikojë jetën përpara.

Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur nëse klienti i tij do ta pranojë shumën e caktuar. Fillimisht do të duhet të analizohet gjykimi në detaje.

Sipas Gjykatës federale, 300 franga në ditë për kompensim janë shuma maksimale. Miniumi është 100 franga. Ish mbrojtësi i vrasësit të supozuar kërkoi fillimisht një kompensim prej 584,000 frangash. Kjo ishte para se Zhelko J. të dënohej nga instanca e dytë. Në këtë mënyrë, vrasja e Gränichenit mbetet e paqartë.

OPINIONE