“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!”- Presidenti Meta: Korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson sërish se Lumi Vjosa është një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme.

Teksa i është bashkuar grupit të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”, Meta thotë se ky lumë do të mbrohet. Ai thotë se korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot potencialin e këtij lumi.

Reagimi:

Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”. E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne