E dyshuara për vrasjen e Kim Jong Nam-it nuk dënohet me vdekje

Një grua vietnameze e akuzuar për vrasjen e gjysmë vëllait të udhëheqësit të Koresë së Veriut, është deklaruar fajtore për shkaktimin e lëndimeve trupore nga mjetet potencialisht vdekjeprurëse ndaj Kim Jong-nam.

Një gjykatë malajziane dënoi Doan Thi Huong me tre vjet e katër muaj burgim, duke filluar nga arrestimi i saj në shkurt 2017, shkruan CNN.

Sipas avokatit të saj ajo mund të lirohet në maj.

Huong do të ishte përballur me dënimin me vdekje nëse do të shpallej fajtore për vrasjen.

Kim Jong-nam, u vra në Aeroportin e Kuala Lumpur në 2017 në mes të ditës, me agjent nervor toksik VX.

Sipas zhvillimeve të deritashme, do të thotë që askush nuk është përgjegjës për vdekjen e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne