Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për pezullim të pensionit të 19 mijë e 500 veteranëve

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë sot vendim për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale për pezullimin e pensionit të 19 mijë e 500 veteranëve.

Është avokati i Agim Çekut, Ramë Gashi, që ka konfirmuar këtë refuzim të gjykatës.

“Gjykata e ka refuzuar kërkesën Prokurorisë caktimin e masës për sigurinë e kërkesës pasurore juridike në mënyrë që 19 mijë e 500 veteranëve t’i ndalohet marrja e pensionit. Ky refuzim ka të bëjë deri në përfundim të shqyrtimit kryesor”, ka thënë Gashi përmes telefonit.

“Vendimi për mbrojtjen është i drejtë. Nga arsyetimi i të njëjtit del se mbrojtja me të drejtë ka kundërshtuar Prokurorinë për këtë masë sepse është dëshmuar se nuk ka pasë kushte ligjore për aprovimin kërkesës së Prokurorisë në këtë fazë”.

Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale ka dështuar të përmbushë arsyer kryesore që parasheh ligji për rastet kur kërkohet aprovimi i një kërkese të tillë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne