E kishte hapur në janar, 40-vjeçari që u vrā sonte pronar i një biznesi. Ja objekti i veprimtarisë

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrāsja e 40-vjeçarit sot në zonën e Komunës së Parisit.

Hekuran Billa, ishte pronar i një firme me një akses të gjerë shërbimesh, duke nisur nga dhënia e makinave me qira, apo dhe shitja e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera teknologjike.

Po ashtu bëhet e ditur se víktima e kishte hapur aktivitetin e tij në 23 janar të këtij viti. Siç shihet edhe nga ekstrakti i QKR-së, vlera e kapitalit të këtij aktiviteti ishte 100 mijë lekë.

Kujtojmë se Hekuran Billa, 40-vjeçari, ishte liruar nga būrgu vetëm një vit më parë. Billa ishte dënuar për vrāsje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne