Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve, ministi i shëndetësisë konfirmon: Data 5 korrik nuk përbën rrezik

Në fillim të muajit korrik Maqedonia e Veriut duket se do i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur në zgjedhje të parakohshme një qeveri të re.

Pavarësisht se shifrat për COVID-19 janë rekord për vetë vendin në ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se data 5 korrik, që është propozuar nga vetë LSDM nuk përbën rrezik.

Prej 2019 Maqedonia e Veriut është me qeveri teknike pasi ajo e Zaev dha dorëheqjen pasi nuk iu çelën negociatat. Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin në prill por u anuluan prej pandemisë.

Nga ana tjetër partia më e madhe opozitare, VMRO- DPMNE nuk do që zgjedhjet të mbahen së shpejti por në fund të gushtit apo fillim të shtatorit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne