E larguan me forcë, pedagogu: Forumet partiake po përçajnë protestën; s’jemi vegla të Veliajt dhe Soros

Pedagogu Jani Marka, që u ndalua me dhunë të fliste në protestë, foli për mediat duke theksuar se forumet e partive po përçajnë protestësn.

Marka është detyruar të pohojë se i ka ndërruar disa herë bindjen politike në vite dhe tanimë e ka ndarë mendjen të kontribuojë jo më në to, por në një organizatë.

“Në 1992 kam qenë 12 vjeç; nga ajo ditë deri sot mund të kem ndërruar disa herë bindjet, por duke u pjekur forcon idealet. Unë kam shumë ideale, por ajo nuk është partiake, është ajo që kanë studentët: arsim cilësor. Studentëve u duhet të paguajnë 2 mln lekë tarifë.

Unë doja të flisja kundër dhunës. Kjo ishte e paparashikueshme, kjo protestë u ka dhënë shpresë shqiptarëve. Po ushtrohet dhunë e vazhdueshme ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. na akuzojnë se jemi pjesë e një organizate tjetër, por jam krenar që jam pjesë e saj.

Ne na akuzojnë pse jemi Organizata Politike. Ne nuk protestojmë vetëm për studentët, por edhe për punëtorët. Minatorët. 44 minatorë kanë vdekur vitet e fundit. Ardit Gjoklaj djali që vdiq tek Sharra. Ne kemi protestuar tek Bashkia dhe ne na quajnë vegël të Erion Veliajt dhe të Soros. Ne nuk kemi vjedhur asnjë cent.

Forumet partiake po përçajnë protestën, por ne do i demaskojmë. Janë këtu forumet e tyre, partitë. Pse nuk më lanë të flisja, çfarë kam bërë, çfarë kam bërë unë, çfarë dëmi i kam sjellë që zbohem?!

Do të flisja për problemet e universitetit. Ne nuk jemi parti. Kemi katër vite si lëvizje për Universitetin, kemi qëllim vetëm universitetin”./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne