Incidente në protestën e studentëve, përçahen me njëri-tjetrin: Të rinjtë e PD-LSI-PS kanë marrë megafonët

Protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit, duket se nuk po gjen dakordësi mes studentëve dhe anëtarëve të partive politike.

Studentët po përplasen duke akuzuar njëri-tjetrin se janë pjesë të forumeve të partive politike, ndërkohë që nuk duan as përfshirjen e organizatës “Lëvizja për Universitetin”.
Një studente e Lëvizjes për Universitetin, shprehet se studentët e forumeve politike janë të pranishëm në protestë për të përçarë studentët.

“Do ti demaskojmë të gjithë personat që janë nga forumet e partive politike. Vijnë këtu për të përçarë studentët. Nuk duam asnjërën prej forumeve politike që të jenë këtu.

Kanë marrë të gjithë megafonët dhe po flasin vetëm të rinjtë të forumeve politike. Eksponentët e partive politike e kanë nxjerrë kokën ditëve të fundit.

Mjafton një kërkim i vogël dhe evidentohet lehtë se kush janë me partitë politike.”- shprehet një studente.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne