E pazakontë/ Trafikantët shqiptarë të heroinës ia hedhin paq. Gjesti i tyre që befasoi gjykatën

Mund të dënoheshin shumë më tepër se aq por vetëm 50-të vite burg ka dhënë në total gjykata italiane për 14-të shqiptarët e arrestuar si pjesë e një bande të shpërndarjes së drogës.

Përmes avokatëve ata kanë arritur ta minimizojnë dënimin me arsyen se, ata kishin derdhur një pjesë të të ardhurave nga aktiviteti kriminal në qendrën e rehabilitimit për ata që kanë varësi nga droga.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e kryenin aktivitetin e tyre në provincën e Venecias, ndërsa arrinin që të fusnin deri në 1 kuintal heroinë në muaj nga Lindja e Mesme.

Në total 14 shqiptarët u dënuan me 50 vite burg, por që mund të kishte shkuar edhe më keq por falë avokatëve të cilët arritën të bindnin gjyqtarët, se klientët e tyre, janë duke u përpjekur për të zbutur pasojat e dëmshme të veprës penale, arritën t’a minimizojnë dënimin./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne