Rusia deporton një diplomat suedez

Suedia nuk dha vizë për dy diplomatë rusë, pas kësaj edhe Rusia mori vendim për të deportuar një diplomat suedez.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Suedisë, STV, në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, u bë e ditur se Rusia kërkoi dje nga diplomati suedez që të largohet nga vendi.

Ministria bëri të ditur se Rusia bëri një kundërpërgjigje të tilla pasi nuk iu dha vizë dy diplomatëve rusë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, Diana Qudhaib tha se vendimi i Rusisë është i trishtueshëm, por evitoi të prononcohet për emrin e diplomatit suedez të deportuar nga Rusia dhe emrat e dy diplomatëve rusë dhe detyrën e tyre, që cilëve nuk iu dha viza./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne