E rëndë/ Makina aksidenton për vdekje 4-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Tapizë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një 4-vjeçar është aksidentuar për vdekje. Automjet tip “Benz” ka përplasur të miturin dhe babanë e tij. Fatkeqësisht, 4-vjeçari ndërroi jetë rrugës për spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne