Shqiperia

E rëndë/ Ndërron jetë në paraburgim 45-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 45-vjeçar  ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3. rreth orës rreth orës 04:45.

Viktima është shtetasi Dritan Rica 45-vjeç, i cili  ishte ndaluar për akuzën e vjedhjes. Dyshohet se shkak i vdekjes të ketë qënë një atak kardiak.

Sipas njoftimit të policisë, nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

45-vjecari është dërguar tek Urgjenca e Tiranës, por nuk ka mundur të shpëtojë. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.