Rusia, Turqia dhe Italia në vendet e para për import-eksport nga Durrësi

Gjatë 9 muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 417 anije dhe 776 tragete, duke shënuar një volum prej mbi 2.7 milionë tonë mallra gjithsej.

Shkëmbimet e mallrave janë kryer kryesisht me vende si Rusia (28 për qind), Turqia (19 për qind) dhe Italia (11 për qind), e më tej Malta (7 për qind), Greqia (6 për qind), Libia dhe Izraeli (me nga 3 për qind secili), etj.

Nga statistikat 9-mujore në Sektorin përkatës në APD, mësohet se 45 për qind e eksporteve “Made in Albania” i janë drejtuar me anije dhe tragete Italisë, 44 për qind janë nisur për në Maltë, 7 për qind drejt Turqisë dhe nga 2 për qind në Greqi dhe në Francë.

Importet vijnë kryesisht nga Rusia (33 për qind) dhe Turqia (21 për qind), që kryejnë së bashku më shumë se gjysmën e importit të mallrave drejt Durrësit. Bashkë me Libinë, Greqinë, Italinë dhe Izraelin (me nga 8-4 për qind secila), mallrat e importit mbërrijnë me anije edhe nga Ukraina, Egjipti, Spanja, Bullgaria, Franca, Libani, Tunizia, SHBA, Kroacia, etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne