Lul Berisha ‘bëhet i gjallë’, paraqitet te Shërbimi i Provës,

Edhe pse u tha se është shpallur në kërkim, Lulzim Berisha ka bërë sot një pikë kthese pasi është paraqitur në shërbimin e provës në Durrës.

Emri i tij rezultonte në përgjimet e fundit të prokurorisë si garant i transportit të heroinës së prodhuar në laboratorin që u kap pak ditë më parë në Has, po mesa duket nuk ka pasur një urdhër arresti ndaj tij.

Ditën kur u arrestuan anëtarët e grupit Avdylaj në Shijak ka pasur një kontroll të policisë dhe në banesën e Lulzim Berishës në Durrës po nuk u gjet asnjë gjë e dyshimtë.

Ndërkohë që dje  një reagim për këtë çështje ka pasur dhe avokati i Berishës, Detar Hysi, i cili tha se klienti i tij është një qytetar i lirë dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me personat e arrestuar. Ai shtoi se Berisha është i lirë të udhëtojë jashtë vendit, dhe se ai ka përmbushur detyrimet e tij për t’u paraqitur në shërbimin e provës.

“E ndiej si detyrim profesional që t’ju informoj si avokat i shtetasit Lulzim Berisha, se ky shtetas nuk ka as njohje as lidhje me këtë grup të arrestuar, është një qytatar i lirë,ku zbaton me përpikmëri një vendim gjykate të dhënë nga Gjykata e rrethit Durrës, ku ka detyrim të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Durrës. Me respekt avokat Detar Hysi”, shkruante ai dje.

Nuk dihet nëse do të ketë një dosje tjetër nga ana e Prokurorisë që po heton lidhur me rolin e Lul Berishës, që mes të tjerave përflitet dhe si krahu që përdor Vangjush Dako për lidhjet e tij me krimin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne