E rëndë në Gjermani/ I riu nga Shqipëria gjendet i pajetë në shtëpi. Çfarë dyshohet!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hamburg, Gjermani, ku 33-vjeçari Dritan Lalaj, nga Frakulla e Fierit, është gjetur i vdekur. Policia gjermane zbuloi trupin e tij në banesë më 1 nëntor, dhe dyshimet paraprake sugjerojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje.

Familjarët e tij kanë treguar se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, në të cilën shprehte dëshirën për t’u larguar nga jeta.

Komuniteti shqiptar ka organizuar një grumbullim fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, pasi familja është në kushte të vështira ekonomike.

Trupi i Dritanit pritet të arrijë në Shqipëri brenda disa ditësh. Ai ishte djali i vetëm i familjes; pesë vjet më parë, nëna e tij ndërroi jetë, dhe tani babai, Gori Lalaj, i cili është i sëmurë dhe pa të ardhura mbetet i vetëm./BW 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress