Shqiperia

”E shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët”, Rama thumbon kryebashkiaken

Kryeministri Rama do të jetë në Shkodër ditën e sotme, dhe rrugës për atje nuk ka munguar të postojë edhe një foto nga Ura e Bunës.

Ai thotë se për Shkodrën nuk është bërë sa duhet dhe ka dhe një kunjë edhe për Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi.

‘’Jam rrugës për Shkodër, kemi takim me votuesit për herë të parë.

Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s’po mundemi dot të bëjmë sa meriton.

Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët✌#VajmedetpërShkodrën’’, shkruan Rama.

Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA