EBA dhe Izraeli dakordohen të “luftojnë ekstremizmin”

I dërguari i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, u dakordua sot me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Lana Nusseibeh, për të luftuar ekstremizmin.

Erdan tha se ai zhvilloi takimin e parë me Nusseibeh dhe u pajtuan “të promovojnë disa çështje në OKB, duke përfshirë luftimin e ekstremizmit, fuqizimin e grave dhe koronavirusin”.

Në takim u diskutua “bashkëpunimi midis dy vendeve me qëllim zgjerimin e përfitimeve të paqes në Lindjen e Mesme, si dhe mundësitë e rëndësishme për të dy vendet dhe të gjithë rajonin”.

EBA dhe Izraeli njoftuan më 13 gusht një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për normalizimin e marrëdhënieve. Masa u pasua nga disa njoftimesh mbi marrëveshjet dhe kontratat midis kompanive nga të dy vendet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne