“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon me intensitet në të gjithë vendin.

Kjo nismë është pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, dhe ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet.

Sot, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve të ndërmarra në një subjekt privat, ku u liruan zona të zëna në mënyrë të paligjshme. Në një mesazh të shkurtër, ai theksoi progresin me fjalën “ecim”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne