EDHE DISA “TË VËRTETA” TË TJERA TË HISTORIANIT QERIM LITA

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Në një prononcim për TV LAJM, të datës 14 prill 2021, i transmetuar edhe në Portalin ts.mk., historiani m-r Qerim Lita edhe një herë ka lansuar të dhëna jo të vërteta për numrin e turqve, si dhe për numrin e nxënësve të ciklit fillor (tetvjeçar), me mësim në gjuhën turke, në Maqedoni. Sipas tij, numri i turqve në Maqedoni qenka rreth gjashtë herë më i vogël se ai i shqiptarëve, kurse numri i nxënësve të përkatsisë nacionale turke, “aso kohe”, pra në vitin 1953, qenka 5.600 nxënës. Vallë me të vërtetë të dhënat e sipër përmendura të z. Qerim Lita janë të vërteta? Kuptohet se jo.

  1. Numri aktual i turqve në Maqedoninë Veriore me të vërtetë është rreth gjashtë herë më i vogël se ai i shqiptarëve, por jo edhe numri i tyre në vitet 40 dhe 50 të shekullit të 20. Në periudhën për të cilën bën fjalë Q.Lita, sipas të dhënave zyrtare, numri i turqve ka qenë 95.940 (në vitin 1948) dhe 203.938 (në vitin 1953), kurse i shqiptarëve 197.389(në vitin 1948) dhe 162.524(në vitin 1953). Në shikim të parë të dhënat e mësipërme dikujt mundet ti duken apsurde/ të pakuptimta, mirpo siç e kam deklaruarë edhe në raste të tjera, që të vlerësohet vërtetsia e të dhënave për numrin e turqve dhe shqiptarëve në Maqedoni në vitin 1953, së pari të njëjtën gjë duhet ta bëjmë për të dhënat e Regjistrimit të viti 1948. Që ta bëjmë një gjë të tillë, si piknisje duhet ti kemi parasysh të dhënat statistikore për numrin e turqve dhe shqiptarëve nga regjistrimet e mëparshme. Kështu, p.sh., në Regjistrimin e parë zyrtar i realizuar në vitin 1921, sipas gjuhës amtare, në teritorin e Maqedonisë (të sotme) Veriore si turq ishin deklaruarë 118.758, kurse si shqiptarë 110.674 frymë.

Si pasojë e politikës asimiluese ndaj popullatës joshqiptare (posaçërist ndaj popullatës turke) në prefekturat dhe nënprefekturat që ishin të administruara nga administrata italo-shqiptare (në periudhën 1941-1943), dhe të presioneve ndaj popullatës turke nga disa qarqeve nacional-shoviniste shqiptare (në periudhën 1945-1950), sipas të cilëve në Maqedoninë Perëndimore, Veri-Perëndimore dhe Jug-Perëndimore, nuk paska turq, një numër i madh i turqve të këtyre trevave në Regjistrimin e vitit 1948 u detyruan të deklarohen si shqiptarë. Si pasojë e rethanave të sipër përmendura, numri i shqiptarëve në Regjistrimin e vitit 1948, në krahasim me numrin e tyre në vitin 1921, u rit për + 86.715, kurse i turqve u zvogëlua për -22.818. Në rrethana të reja shoqëroro-politike, të cilat u krijuan pas ndërprerjes të marëdhënjeve “vllazërrore” jugosllavo-shqiptare (në mesin e vitit 1948), në Regjistrimin e vitit 1953, numri i turqve u rit në 203.938 kurse i shqiptarëve u zvogëlua në 162.524. Në se bëjmë një analizë të mirfilltë multidisciplinare, duke i marë parasysh rrethanat e lartpërmendura dhe disa faktorë të tjerë, atëhere sipas mendimit tim numri përafërsisht i vërtetë i popullatës shqiptare dhe asaj turke gjer në vitin 1953, pra gjer në periudhën para rifillimit të shpërnguljes masovike të popullatës muslimane (turke, shqiptare, pomake dhe boshnjake) nga Maqedonija/ Jugosllavija për në Turqi, do të duhej të ishte përafërsisht i njëjtë (nga rreth 160,000, në vitin 1948, dhe nga rreth 180.000, në vitin 1953).

Numri aktual i shqiptarëve dhe i turqve në Maqedoni, mes tjerash, e vërtetojnë faktin të patjetërsueshëm se pjesa dominuese e të shpërngulurve nga Maqedonija në Turqi, në periudhën pas Luftës së dytë botrore, ishin turq nga Maqedonia e jo shqiptarë, siç pretendojnë z.Q.Lita dhe autorë të tjerë shqiptarë. Nëse me të vërtetë numri dominant i të shpërngulurve ishin sqiptarë, atëhere sot numri i tyre në Maqedoni do të duhej të ishte përafërsisht sa numri i sotëm i turqve, dhe anasjetlltas.

  1. Për ta vërtetuarë apsurditetin e të dhënës të z.Qerim Lita, rreth numrit të nxënësve të ciklit fillor (tetvjeçar), me mësim në gjuhën turke, në vitet 40 dhe 50 të shekullit të 20, në vazhdim do ti transmetoj të dhënat zyrtare që aso kohe kanë qenë të publikuara në gazetat “Nova Makedonija”, “Birlik” dhe “Flaka e Vllaznimit”, si dhe të dhënat e disa autorëve nga Republika e Turqisë. Kështu, p.sh., sipas të dhënave të publikuara në gazetën “Nova Makedonija”(„Бројот на учениците за децата од националните малцинства постојано се зголемуе“, „Нова Македонија“, 1.8.1947), numri i nxënësve me arsim në gjuhën shqipe na RP të Maqedonisë, në vitin shkollor 1946/1947, ka qenë 19.486 (171 shkollë), kurse me arsim në gjuhën turke 6.474 nxënës (71 shkollë).

Sipas të dhënave që janë të publikuara në gazetën “Birlik”, të datës 1 Qershor 1948 (“Siyasi ve iktisadi durum hakında Lazar Kolişevskinin referatı“, Birlik, 1 Haziran 1948), në RP të Maqedonisë, numri i nxënësve dhe i shkollave, me mësim në gjuhën amtare turke, ka qenë si vijon: në vitin 1945, 27 shkolla me 3.334 nxënës, në viti 1946, 69 shkolla me 5006 nxënës, në vitin 1947, 70 shkolla me 7.908 nxënës dhe në vitin 1948, 87 shkolla me 9.903 nxënës.  Siç e theksova edhe më parë, në këtë periudhë (pra gjer në vitin shkollor 1950/1951) në Maqedoninë Perëndimore, dhe në disa vendbanime të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Jug-Perëndimore, për shkak të presionit nga persona dhe qarqe të ndryshme nacional-shoviniste shqiptare, ende nuk ishin hapur shkolla për nxënsit, me mësim në gjuhën amtare turke. Si pasojë e gjendjes në fjalë të dhënat e sipërpërmendura për numrin  e nxënësve me mësim në gjuhën turke, gjer në vitin shkollor 1950/1951 kanë qenë jo reale – më të vogla se numri i vërtetë i tyre. Një gjë të këtillë, mes tjerash, e vërtetojnë edhe të dhënat që janë të regjistruara në një dokument të CIA-s amerikane, të datës 2 Fror 1950, sipas të cilave në viti 1949 në RP të Maqedonisë, mësim në gjuhën turke, në 107 shkolla kanë përcjellë 13.654 nxënës të cilëve u kanë dhënë mësim 208 mësues.

Të dhëna të ngjajshme janë të publikuara edhe në librin e autorit turk Ali Maskan (Ali Maskan, “Bir Cezve Kaynar Rumeli’de – Makedonya Türkleri”, Yeni Balkan Yayınları, Üsküp 2020), sipas të cilit, numri i nxënësve me mësim në gjuhën turke në Maqedoni, në vitin shkollor 1951/1952, ka qenë 13.237, në vitin shkollor 1953/1954, 15.219, kurse në vitin shkollor 1955/1956, 11.406 nxënës. Këto të dhëna përafërsisht i ka vërtetuar edhe një autor tjetër turk – Nexhati Xhajërli (Necati Cayırlı, “Makedonya Türkleri“, Yeni Türkiye Dergisi, Sayı 53-54: Türk Dünyası Özel Sayısı C 2, Ankara 2013), sipas të cilit numri i nxënësve të ciklit fillor (tetvjeçar), me mësim në gjuhën turke, në Maqedoni mes viteve 1945-1951, ka qenë si vijon:

Viti shkollor Nr. i shkollaveNr.i nxënësveNr.i mësuesve
1945/46         55       6.702        125
1946/47         65       7.280        123
1947/48         71      10.203        165
1948/49         71      10.722        165
1949/50       100      12.621        249
1950/51       100      12.493        237

 

Të dhënat e mësipërme janë të konfirmuara edhe në disa artikuj të gazetës “Flaka e Vllaznimit”. Kështu, p.sh., sipas të dhënave të publikuara në fejtonin me titull: “Pakicat nacjonale të Maqedonis” (“Flaka e Vllaznimit”, 17 Maj 1950, f.2), numri i nxënësve të ciklit fillor (katër dhe tetvjeçar), në vitin shkollor 1949/1950, me mësim në gjuhën shqipe ka qenë 28.657, kurse me mësim në gjuhën turke 13.220 nxënës. Po ashtu, sipas të dhënave të publikuara në të njëjtën gazetë (“Rezultatet dhetëvjeçare t’arsimit populluer”, “Flaka e Vllaznimit, 2 Gusht 1954, f.4), numri i nxënësve të ciklit fillor (katër dhe tetvjeçar), në vitin shkollor 1953/1954, me mësim në gjuhën shqipe ka qenë 25.162, kurse me mësim në gjuhën turke ka qenë 12.899 nxënës.

Pra, nga të dhënat e mësipërme mund të shihet qartë se z.Qerim Lita, edhe në këtë rast, për arsye që unë asesi nuk mund ti kuptoj, duke i shtrembëruarë faktet edhe një herë në mënyrë të shëmtuarë/ joshkencore ka tentuarë ta zvogëlojë numrin e turqve dhe të nxënësve me mësim në gjuhën amtare turke në Maqedoni, në periudhën para rifillimit të shpërnguljes së tyre masovike për në Turqi. Numri i nxënësve me mësim në gjuhën turke në Maqedoni, për të cilin në intervistën e tij për TV LAJM bën fjalë z.Q.Lita, është regjistruarë në gjysmën e dytë të viteve 60 të shekullit të 20, kur si pasojë e shpërnguljes masovike, posaçërisht të popullatës turke nga Maqedonija në Turqi, numri i tyre u zvogëlua në përmasa drastike. Kështu që nga 15.219 nxënës në vitin shkollor 1953/1954, numri i tyre u zvogëlua në 5.824 në vitin shkollor 1965/1966, në 5.850 në vitin shkollor 1966/1967, dhe në 5.276 në vitin shkollor 1994/1995. Këto të dhënë janë të publikuarë në librin e autorit turk Halim Çavushoglu (Halim Çavuşoğlu, “Yugoslavya – Makedonya Topraklarından Türkiyeye Göçler ve Nedenler“, Bilig, Bahar, 2007, sayı 41). Spas të dhënave zyrtare të Ministrisë për arsim dhe shkencë të Maqedonisë Veriore, numri i nxënësve të ciklit fillor (nëntëvjeçar), me mësim në gjuhën turke, në vitin shkollor 2019/2020 ishte 6.630 nxënës.

  1. Në intervistën e lartpërmedur z.Q.Lita, nuk e di për të satën herë, ka bërë interpretim të gabuar edhe rreth të ashtuquajturës “Marëvshje xhentlimene”, mes Titos dhe MPJ të Turqisë Keprili (Köprülü), e aritur në janar të vitit 1953. Siç e kam theksuarë edhe në raste të tjera, marëveshjen në fjalë, me sa e di unë, gjer më sot asnjë nga studijuesit e kësaj çështje nuk e ka parë. Gjatë kërkimeve që unë i realizova në Arkivin diplomatik, pranë MPJ të Serbisë, në prill të vitit 2015, kisha rastin ti lexoj të gjitha dokumentet që aso kohe ishin të pregaditura në funksion të nënshkrimit të “Marëveshjes mes Sekretarijatit shtetëror për punët e jashtme të RFP të Jugosllavisë dhe Ambasadës të Republikës të Turqisë në Beograd, për shpërnguljen e turqve”. Në të gjitha ato dokumente askund nuk është bërë fjalë për numrin e personave që do të mund të shpërngulen, me qëllim të bashkimit me antarët e familjeve të tyre që në Turqi ishin të shpërngulur para dhe gjatë Luftës të dytë botrore. Prandaj mua më habitin deklaratat e përsëritura të Q.Litës se, me “Marëveshjen xhentlimene” presidenti Tito dhe ministri Keprili gjoja qënkan marë vesh për shpërnguljen e 400.000 muslimanëve, nga trevat e ndryshme të Jugosllavisë. Kjo nuk është e vërtetë. Rreth numrit konkret të popullatës muslimane që ishte planifikuarë për shpërngulje nga Jugosllavija në Turqi, bëhej fjalë në “Konventën Jugosllavo-turke”, të vitit 1938. Aty bëhej fjalë për shpërnguljen e 40.000 familjeve (rreth 200-250.000 frymë). Por, siç dihet, kjo konventë ishte vetëm e parafuarë (e sigluar) – e panënshkruar, pra edhe e paratifikuar nga asnjë palë kontraktuese.
  2. Pas leximit të të dhënave që në lidhje me çështjen në fjalë i kam publikuarë vitet e fundit në një numër të madh artikujsh (në turqisht, maqedonisht dhe shqip), si dhe në librin tim të posa publikuarë, në të cilin në mënyrë të hollësishme dhe të detajuar i kam trajtuar edhe çështjet e sipër përmendura, shpresoj që kolegu im i nderuarë Qerim Lita në të ardhmen të korigjohet dhe çështjet në fjalë ti trajtojë me seriozitet dhe përgjegjsi më të madhe, siç i ka hije shkencëtarëve të mirëfilltë.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne