Boom marrëdhëniesh tregëtare ndërmjet Libisë dhe Shqipërisë

GJERGJI THANASI
Porti i Durrësit është dëshmitar i një boomi të vërtetë të marrëdhënieve tregtare midis Libisë dhe Shqipërisë. Në harkun e shtatë-tetë ditëve në Portin e Durrësit kanë mbërritur apo priten të mbërrijnë 5 anije me tonazh te pergjithshëm 31 131 ton DWT, të ngarkuara me mall libian.
Realisht kemi të bëjmë me një boom eksportesh libiane drejt tregut shqiptar. Theksojmë se asnjë nga këto anije nuk është cisternë apo anije gazmbajtëse. Ato janë anije ose të tipit “general cargo” dmth për mallra gjenerale, ose anije kontejnermbajtëse.
Anijet eksportuese të mallit libian për në Durrës janë: Manassa Moon me flamur të Togos dhe me tonazh 9575 ton e nisur nga Porti i Bengazit.
Professor B me flamur të Ishujve Comoros dhe me tonazh 14 120 ton. Ajo duke qënë anije kontejnermbajtëse ka kapacitet për të transportuar kontejnerë deri në 1033 TEU (dmth 1033 kontejnerë me gjatësi 6 metra secili). Kjo anije është nisur nga Porti i Bengazit për në Durrës. Gerda S me flamur të Kamerunit dhe me tonazh 1500 ton.
Anija ka lundruar nga Bengazi për në Durrës. Onur me flamur të Ishujve Palau dhe me tonazh 4160 ton. Kjo anije po ashtu është nisur nga Bengazi për Durrës. Everest me flamur të Ishujve Palau është nisur për në Durrës nga Porti Sfax në Tunizi, por ka ngarkuar mall libian (Certifikita e origjinës së mallit është lëshuar nga autoritetet kompetente libiane).
Tonazhi i anijes është 1475 ton.
Një lulëzim i tillë i biznesit të import-eksportit me Libinë është një lajm i mirë këto ditë festash për ne shqiptarët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne