Letër e hapur institucioneve publike të Kosovës lidhur me vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19

Av. Faik MIFTARI

Gjatë këtyre ditëve në shkollat e Komunës së Prishtinës janë shpërndarë fletë informacionet :”Deklarata e pëlqimit për vaksinim”  të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë,  me të cilin prindërit nëpërmes fëmijëve informohen për vaksinimin e fëmijëve në shkolla.

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pa ndonjë përgatitje të duhur, ad hock, duke mos marr për bazë, pikë së pari rekomandimin e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH-së) se:” fëmijët nuk kanë nevojë të vaksinohen me vaksina eksperimentale kundër COVID-19”, si dhe apelet, kërkesat dhe rekomandimet e mjekëve dhe profesorëve që të mos vaksinohen fëmijët pasi që:”fëmijët fare pak ose pothuajse aspak nuk janë të prekur nga sëmundja e COVID-19 si dhe nuk janë shënuar format më të rënda dhe se asnjë fëmijë  nuk ka vdekur nga Covid-19, ndërsa gjer tani nga vaksinimi i fëmijëve që janë kryer në shtetet ndryshme të botës, janë shënuar efekte anësore, të cilët kanë përfunduar edhe me rastet e vdekjes”.

Edhe pse sot ekzistojnë shënimet  të cilët pa dyshim konfirmojnë se gripi është më i rrezikshëm për fëmijët se COVID-19,  gjer tani  për shkak të gripit nuk janë vaksinuar fëmijët, ndërsa tani me shfaqjen e virusit të Covid-19 nga viti i kaluar, edhe pse me infektime të pakta tek fëmijët, dëshirohen të vaksinohen të gjithë fëmijët e shëndosh me një vaksinë eksperimentale gjenetike .

Shqetësuese është përshtypja  se institucionet publike përkatëse kanë injoruar faktin se:”shëndeti është gjendja e përgjithshme e mirëqenies trupore, mendore dhe sociale, e jo vetëm gjendja e sëmundjes apo gjendja  e pafuqisë”. Udhëzimet, rekomandimet dhe vendimet e institucioneve publike shëndetësore janë ad hock, aty për aty,  janë kundër gjendjes së përgjithshme të mirëqenies trupore, mendore dhe sociale  jo vetëm të fëmijëve, por edhe të rriturve.

 

Qëllimi primar i vaksinimit të fëmijëve me vaksina të rregullta  që jepen gjatë periudhës prej moshës 0-18 vjeçare është mbrojtja dhe parandalimi nga sëmundjet ngjitëse, por këto vaksina  të rregullta që jepen fëmijëve  kanë shkaktuar edhe efektet anësore të padëshiruara për shëndetin e  fëmijëve. Efektet anësore të pa dëshiruara që shkaktojnë vaksinat standarde për fëmijët janë alergjitë, autizmi, hiperaktiviteti (ADHD), epilepsia dhe çrregullime tjera neurologjike, si dhe artritisi, diabeti, rrënja e flokëve, etj. Sa për ilustrim do të cek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa në vitin 1980 nga 10.000 fëmijë 1 ishte i prekur me autizëm, në vitin 2013 tani nga 50 fëmijë 1 është i prekur me autizëm. Si një prej prindërve të prekur, jam edhe unë, nga vaksinimi i fëmijëve, i cili i ka shkaktuar djalit tim në moshën 1 vjeçare efekte anësore të padëshiruara, prej të cilit akoma  edhe në ditët e sotshme vuan nga pasojat e efekteve anësore të e vaksinimit.

Është e paimagjinueshme dhe e papranueshme trajtimi i cilido qenie njerëzore të shëndosh në këtë formë, e aq më tepër të fëmijëve të shëndosh, nga ndonjë rrezik i përgjithshëm imagjinar në mungesë të simptomave paraprake të sëmundjes nga COVID-19, me të cilin me vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19, shëndeti i fëmijëve do të ekspozohet rrezikut potencial nga efektet anësore .

Vaksinat kundër COVID-19  janë të natyrës emergjente, nuk kanë leje për përdorim të rregulltë, por për përdorim emergjent, dhe se përkundër vaksinimit  prapëseprapë  ato nuk mbrojnë nga virusi Covid-19. Këto vaksina nuk janë të regjistruara dhe se kanë autorizim për përdorim emergjent dhe janë në fazën e testimeve eksperimentale dhe klinike gjer në vitin 2023. Vaksina është një “terapi gjenetike” , e cila fut informacion të ri gjenetik në qelizat e të vaksinuarit. Prodhuesit e vaksinave nuk mbajnë kurrfarë përgjegjësi për efektet anësore të mundshme dhe nuk kanë dijeni për pasojat afatgjata për shkak të kohës së pamjaftueshme për testimet sipas protokolleve standarde të njohura shkencërisht  në botë që mund të sjellin këto vaksina që janë në fazën eksperimentale.

Theksojë, se fëmijët praktikisht janë të pambrojtur në rast se prindi apo kujdestari i tij ligjor nuk ka njohuri të mjaftueshme për vaksinat eksperimentale kundër COVID-19 dhe efektet anësore të tyre. Nën ndikimin e presionit publik dhe mediatik, prindi  pa menduar mirë mund të jep pëlqimin për vaksinimin e fëmiut të tij, i cili mund të pësoj nga  shfaqjet e mundshme e efekteve anësore, dhe mund të sjell dëm për shëndetin e pasardhësit të tij, për të cilin përgjegjësi nuk merr mbi vete as prodhuesi, as qeveria, as ministria e shëndetësisë, as mjeku, as motra medicinale. Me dhënien e pëlqimit e tij për vaksinimin e fëmiut të tij e gjithë përgjegjësia do të bie mbi prindin apo kujdestarin ligjor.

Prindi ose kujdestarit  ligjor i fëmiut, duhet  pa presion, pa diskriminim, dhe  në harmoni të plotë  konform drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe ligjeve në fuqi në Kosovës të vendos lirshëm. Edhe pse gjer tani nga COVID-19 janë prekur më së paku  pikërisht fëmijët, pse tani duan të vaksinojnë fëmijët tanë, pjesën më të ndijshme të popullatës sonë? Për këtë arsye ne prindër duhet të jemi vigjilent, të kujdesshëm  dhe të mos lejojmë assesi se jo vetëm pa pëlqimin e prindërit apo kujdestarit ligjor, por edhe pa prezencën e prindërit apo kujdestarit ligjor, asnjë fëmijë në asnjë mënyrë nuk mund të vaksinohet, e në rast se ndodh një rast të tillë, atëherë cilido individ apo organ publik i cili ka bërë këtë shkelje ligjore  do të ketë pasoja jo vetëm morale e njerëzore, por edhe përgjegjësi penale e civile gjatë ballafaqimit në gjykatë.

Me anë të kësaj letre të hapur  i bëjë thirrje  institucioneve përkatëse publike  të Republikës së Kosovës, që në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë  vaksinimi  eksperimental kundër COVID-19 të mos jetë i detyruar për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht në asnjë formë të mundshme për fëmijët, porse  çdo qytetar i Republikës së Kosovës është i lirë të  vendos vet se a dëshiron të vaksinohet apo jo, ndërsa  sa i përket fëmijëve për vaksinim kundër COVID-19, përveç pëlqimit të prindërve  që është  kusht ligjor dhe i domosdoshëm për fëmijët gjer në moshën 18 vjeçare, duhet të jetë edhe prezenca e tij gjatë vaksinimit të fëmiut, dhe atë jo në objektet shkollore, por në objektet shëndetësore, pasi që me këtë bëhet presion publik për ata prindër që nuk duan të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Prindër  të respektuar, mendoni mirë, konsultohuni me mjekët dhe pediatër  lidhur me efektet anësore që mund të shfaq vaksina, përbërjen e vaksinës, a e merr përgjegjësinë për vaksinim, para se të vendosni të jepni pëlqimin dhe të vaksinoni fëmijët e juaj, duke i marr parasysh edhe të gjitha efektet anësore  që mund të shfaqen nga vaksinimi, dhe se ju do të jeni përgjegjës të vetëm, pasi që askush tjetër përveç juve nuk e merr përgjegjësinë, që është non sens në historinë e shëndetësisë së gjer tanishme.

 

Në kuptim të nenit 26  dhe nenit 50 të Kushtetutës së Kosovës, Rezolutës së Këshillit të Evropës nr. 2631 të datës 26 janar 2021, Kodit të Nurenbergut, nenit 128 të Ligjit mbi familje , nenin 3 paragrafi 1 dhe 2 të Konventës për të drejtat e fëmijëve, nenit 1 paragrafi 2.3 të Ligjit për arsimin parauniversitar të Republikës së Kosovës , unë si prindër  nuk jap pëlqimin tim për vaksinimin e djalit tim  me cilido lloj  vaksine kundër COVID-19, në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë, pasi që nuk do të pranoj që të djali im të bëhet pjesë  e vaksinimit eksperimental, klinik, testues, nga një vaksinë me leje përdorimi emergjente, duke ditur paraprakisht nga përvoja ime si prindër se  vaksina mund të shkaktojë edhe efekte anësore të papara.

 

22.11.2021                                                     

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne