Edhe forcat speciale franceze angazhohen në agresionin kundër Jemenit

Forcat Speciale të Francës janë prezentë në Jemen së bashku me Forcat e Emirateve të Bashkuara, raporton gazeta franceze Le Figaro.

Gazeta nuk dha informacione më të shumta lidhur me operacionin e tyre. Ministria e Brendshme nuk jep deklarata rreth aktiviteteve të forcave speciale. Ndërkohë, Ministria franceze e Mbrojtjes njoftoi të premten se është ndërmarrë një veprim për të çminuar rrugët kryesore që çojnë në portin strategjik Hudejda. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën të mërkurën një sulm kundër portit jemenas Hudejda pavarësisht nga alarmi ndërkombëtar. Lideri i lëvizjes Ansarullah, Abdulmalek al-Huthi, deklaroi se populli jemenas do t’i rezistojë sulmit dhe nuk do të lejojë që ky port të pushtohet nga trupat e Arabisë Saudite dhe Emirateve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne