Edhe lejet e qarkullimit të automjeteve me koncesion, po cmimet?

Shërbimi i lejeve të qarkullimit të automjeteve do të jepet me koncesion. Burime zyrtare thonë për televizionin Klan se në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës ka mbërritur një ofertë e pakërkuar nga një kompani qe kërkon të marrë kontrollin dhe verifikimin e mjeteve përpara regjistrimit dhe më pas lëshimin e lejes për to.

Aktualisht ky shërbim sot jepet nga Drejtoria e Transportit Rrugor.

Një grup pune në nivel teknik është ngritur për të vlerësuar ofertën. Pjese e grupit është edhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve.

Baza ligjore për dhënien e këtij shërbimi te privati ka nisur që në tetor të vitit 2015-të, ku përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave i dha të drejtë Ministrisë së Transportit që të përzgjedhë një firmë private, e cila do të licensohej për të bërë kontrollin përpara regjistrimit të mjetit.

Burimet thonë për televizionin Klan se tarifa që firma ka propozuar do të jetë në të njëjtat nivele, ndërsa grupi i punës është drejt finalizimit të vendimit për t’i dhënë një përgjigje ofertës që ka ardhur.

E kontaktuar nga Tv Klan, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve tha se është në pritje të vendimit të Ministrisë së Transporteve për hapjen e tenderit, i cili në këtë rast nuk pengohet nga urdhri i kryeministrit për bllokimin e prokurimeve publike, pasi aty nuk përfshihen koncesionet dhe format e tjera të partneritetit publik privat

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne