Shqiperia

Edhe Letonia hap dritën jeshile për Shqipërinë

Gjatë vizitës së tij në vendet Baltike, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u ndal në Letoni, ku u takua me homologun e tij, Edgar Rinkevics.

Një vëmendje e veçantë në takim iu kushtua procesit të integrimit evropian, impaktit transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë sigurinë e tij. Mësohet se ministri Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave në Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ndërkohë, ministri Rinkevics konfirmoi qëndrimin mbështetës të Letonisë për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë gjatë këtij viti.

OPINIONE