“Edhe lopa e di”, avokati Goxhaj ngre shqetësimin për vjedhjen e votës dhe akuzon Bashën: Është diversant i Soros, si u vërtetua në 4 muaj

Avokati Altin Goxhaj ka folur rreth ngërcit politik në vendin tonë duke ngritur shqetësimin për vjedhjen e votës. Sipas Goxhaj, kjo temë nuk u diskutua asnjëherë në tryezën e Këshillit Politik, megjithëse thekson se “edhe lopa” e di që në vendin tonë shitet vota.

“I vetmi debat që nuk u ngrit në tryezën e Këshillit Politik ishte vjedhja e votës. Unë sfidoj këdo në Facebook, media e kudo të jetë të më tregojë se cfarë ka bërë në Këshillin Politik PD për të zgjidhur problemin që ka ngritur në vite për v jedhjen e votës. A vidhet vota në Shqipëri? A blihet vota në Shqipëri? Tashmë këtë e di edhe lopa. Të gjithë e dimë që vidhet. Në këtë rast e vjedh PS se PD nuk ka fuqi, as LSI nuk ka më para”, u shpreh Goxhaj.

Avokati shtoi se i ka paraqitur publikisht opozitës se si të ndalojë  vjedhjen e votës në vendin tonë. Sipas tij, fakti që kjo nuk u përmend asnjëherë në Këshill Politik është sepse Basha erdhi në Shqipëri si diversant i Sorosit për të shkatërruar opozitën.

“I ka ngelur PS gjithë vjedhja dhe këto 7 vjet, PS ka treguar korrupsion zgjedhor. Kjo opozitë kanë qenë ata që kanë folur për vjedhje të votës dhe nuk u futën në zgjedhjet e 2019. Unë kam vite që e ngre se Lulzim Basha është një diversant i Soros-it që ka ardhur për të shkatërruar opozitën dhe për të mbajtur në pushtet Rilindjen, gjë që u vërtetua në këto 4 muaj”, tha Goxhaj./Faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne