Bota Sport

Edhe Manchester United e shkarkon trajnerin Jose Mourinho

Manchester United ka njoftuar shkarkimin nga detyra të trajnerit Jose Mourinho, pas humbjes 3-1 të “Djajve të Kuq” ndaj Liverpool, ditën e dielë.

Jose Mourinho largohet kështu pas dy vitesh e gjysmë në drejtim të skuadrës së famshme angleze.

Përmes një deklarate për mediat, klubi thotë: “E falënderojmë Jose për punën e tij të deritanishme me Manchester United dhe i urojmë sukses në të ardhmen.

“Për momentin një trajner i përkohshëm do të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të këtij sezoni ndërsa klubi do të përfundojë procesin e rekrutimit për një trajner të ri me kohë të plotë”, shtohet më tej në komunikatë.

Trajneri portugez, tashmë 55-vjeçar, gjatë qëndrimit të tij në stolin e Manchester United arriti të fitojë trofeun e Europa League dhe Kupën e Ligës së Anglisë. Në sezonin aktual, Manchester United është në vendin e 6 në klasifikimin e Premier League me 26 pikë, 19 më pak se Liverpool kryesues.

OPINIONE