Bota

Edhe Rusia tërheq 150 ushtarë nga Siria

Më shumë se 150 ushtarë me detyrë në njësinë e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore, i varur nga ushtria ruse dhe dërguar me mision në Siri, janë kthyer në vendin e tyre.

Sipas një komunikate të Qendrës së Shtypit në Zonën Qendrore Ushtarake të Rusisë, mbi 150 ushtarë me detyrë në njësinë e sistemit raketor rus të mbrojtjes ajrore me mision në Siri janë sjellë në qytetin Novosibirsk me një avion luftarak të tipit IL-76.

“Ushtarët e njësisë së sistemit të mbrojtjes ajrore me raketa (ruse) e kanë kryer me sukses për 3 muaj detyrën e mbrojtjes së vendeve të rëndësishme të reparteve ruse me detyrë në Siri”, shkruan komunikata.

Me fillimin e operacioneve ushtarake në Siri, Rusia kishte instaluar në këtë vend (Siri) 2 sisteme të mbrojtjes ajrore me raketa S-400, me qëllim për të mbrojtur bazat e saj ushtarake ajrore në Tartus dhe Hmejmim, ku gjendeshin edhe trupat më të shumta ruse./ trt

OPINIONE