Sulm i përgjakshëm në Afganistan, 43 të vrarë dhe shumë të plagosur

Numri i viktimave të sulmit ndaj një ndërtese publike në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit u rrit në 43.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, Vahid Macro deklaroi se si pasojë e sulmit vetëvrasës përpara një ndërtese publike në Kabul dhe rrethimit të saj nga personat e armatosur, kanë humbur jetën 43 persona.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Najib Danish kishte bërë të ditur se pas shpërthimit vetëvrasës së autobombës përpara ndërtesës që qeverisë, persona të armatosur kishin sulmuar ndërtesën dhe kishin vrarë 29 persona, shumica personel me detyrë në ndërtesë, si dhe kishin plagosur 23 të tjerë.

Danish kishte thënë se pas kësaj, policët që kishin rrethuar rajonin, kishin hyrë në ndërtesë.

Ai kishte bërë të ditur se një pjesë e punonjësve kishin arritur të fshiheshin në ndërtesë dhe policia arriti të evakuojë 357 personat e tjerë dhe në operacionin e zhvilluar me kujdes, kishin vrarë 3 sulmuesit e armatosur.

Danish kishte deklaruar gjithashtu se një prej të vrarëve në përleshjen e armatosur ishte polic ndërsa të tjerët ishin civilë, kurse ndër 23 të plagosurit, 3 ishin policë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne