Edi Rama flet si “popull” dhe “pushon” nga puna super Damianin! Nafta problem serioz

Edi Rama eshte kontravers kur detyrohet te flase per qeverine e tij dhe ceshtje te qeverisjes.

Eshte ne siklet te madh per kete.

Ai e ka te qarte se, kur flet e degjojne dhe njerez qe dine, e njohin qeverisjen.

I duhet te mbroje zgjedhjet e tij, por ne ane tjeter edhe te flase si “popull” dhe kur e ben kete, godet pa fund zgjedhjet e tij.

Dje, ne nje interviste te gjate ne TVSH, Edi Rama ka folur me plot te drejte per cilesine e naftes qe tregtohet per shqiptaret.

Ai i tha gazetarit qe e pyeste se, ka nje problem serioz ne kete aspekt, duke pranuar krimin qe konsumohet ne treg me cdo liter nafte te shitur.

Gazetari e la me aq dhe nuk i shkoi deri ne fund.

Ceshtja e cilesise se naftes se tregtuar, ka qene pergjegjesi ekskluzive e ministrise se Energjitikes dhe personalisht ministrit Damian Gjiknuri. Ai ka drejtuar GISHTI-n, tek inspektoriati i ngritur per kete qellim.

Nese sot e kater vite, por edhe me pare, u krijua e u konsolidua si krim me perfitimeve te medha, tregtimi i naftes jashte standardi ne cdo cep te Shqiperise, pergjegjesia eshte e ketij inspektoriati, ministrise e ministrit pergjegjes.

Cka ndodhur ne kater vite, dallohet lehte, mjafton te verifikosh kontrollet e ushtruar dhe analizat respektive te sasive te naftes se mberritur ne doganat shqiptare, aktet e bllokimit gjithashtu.

SKANDAL.al mesoi sot se ne tre periudha te ndrvshme, diferencat ne sjelljen e ISHTI per kete ceshtje, jane te medha.

Duket ceshtje e vullnetit egzekutiv ose jo.

Por ne mbledhjen ku u lajmerua qeveria e re, kryeministri Edi Rama e vecoi ministrin Damian Gjiknuri si menaxherin me te mire ne vend. Madje e ngarkoi me pergjegjesi edhe me te madhe, kur ndau per te edhe ministrine e transporteve duke e quajtur si te Infrastruktures.

Keto dy gjera nuk shkojne dhe Edi Rama duhet ta ndaje kete ceshtje.

Damian Gjiknuri ose eshte supermenaxher, ose ka deshtuar te zgjidhe nje ceshtje te thjeshte- ate te kontrollit te cilesise se naftes se tregtuar ne vend.

Por ai e ka bere zgjedhjen e tij tashme.

Problemi eshte se nga ato qe renditi si masa per ta zgjidhur kete ceshtje, duket se nuk do te ndodhe gje.

Te gjitha ato masa kane qene aty, por nuk kane sherbver per gje, jane mundur nga deshira per tu pasuruar permes “rregullave”, qe zbatohen per disa e jo per keta te tjeret.

PYETJE PERGJIGJET MES LUTFI DERVISHIT DHE EDI RAMES

Kryeminister, ju permendet Shellin dhe shkon me naften. Une kam studiuar per inxhinjeri nafte, po pyetja ime eshte krejt tjeter gje. Disa studente te gazetarise kane here nje investigim te thjeshte. Kane marre kampione nafte ne 5 pika ne Shqiperi dhe kampione nafte ne shtetet fqinje, ne kufirin me Maqedonine, Malin e ZI dhe Greqine. Dhe keto jane derguar tek nje laborator i huaj pa etiketa se ku jane marre. Rezultatet jane interpretuar nga dy eksperte te pavarur dhe ka kane qene katastrofike.

-Ne g’kuptim?

Ne kuptimin qe nese do e vleresojme me yje, nafta ne kufirin me Shqiperine ishte 4.5 – 5 yje, ndersa nafta ne Shqiperi merrte 1 yll, ndersa 2 kampione nuk ishin nafte fare. Dhe behet ijale per perqindje squfuri alarm ante, qe per ta thene shqip eshte helm qe shkon ne rruget e Shqiperise.

-Po Shelli per gfare i shpenzon keto para per nafte me nje yll?

Nuk ishte ijala per Shellin, por ishte ijala per naften qe konsumohet sot nga konsumatoret ne Shqiperi.

– Me fal, kerkoj ndjese. Patjeter qe ka nje problem serioz ne kete aspekt dhe, edhe per kete ne jemi pergatitur shume seriozosht per te ristrukturuar rrenjesisht te gjithe skemen e kontrollit te naftes dhe per te shfiytezuar nje kontrate te trasheguar me nje kompani te huaj qe markon apo shenjon naften dhe per te avancuar ne kete aspekt me futjen e teknologjise se re qysh ne hyrje te naftes ne gjithe rrugen qe pastaj pershkohet deri kur vjen tek makina. Keshtu qe ndjese sepse nuk e kuptova ne fillim pvetjen./Skandal.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne