Edi Rama i vë shqiptarët të rrihen për bukë

Nxitimi për të blerë ushqimet e nevojshme për sot dhe nesër, që Shqipëria do të jetë e izoluar dhe në rrugë përveç ushtrisë e policisë nuk do ketë këmbë njeriu, nuk ka kaluar pa incidente mes qytetarëve.

Siç e shihni edhe në pamjet më poshtë, disa qytetarë në një prej furrave të bukës në qytetin e Pogradecit janë përfshirë në një sherr të madh, teksa prisnin në radhë të blinin dhe ora po shkonte 13:00, ku Rama kishte paralajmëruar se asnjë person nuk duhet të ishte më jashtë.

Dy klientë të kësaj furre, për arsye që nuk dihen ende, dëgjohen teksa bërtasin në njërën anë dhe njerëz të cilët mundohen ti ndajnë në anën tjetër./Panorama/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne