Edi Rama kërcënon shqiptarët me dhunë policore

Pasi paralajmëroi shqiptarët të mos bëjnë asnjë hap nga shtëpia për të thyer izolimin, kryeministri katolik Edi Rama ka postuar një video, me atë që ndodh në Spanjë, duke i kërcënuar dhe terrorizuar me dhunë policore të gjithë ata qytetarët që shkelin urdhërat e tij.

Në video duket policia që ndjek me vrap dhe i zhdëp me shkop gome qytetarët që enden rrugëve në thyerje të rregullave të vendosura për kufizimin e lëvizjes.

Me qëllim burgosjen në shtëpi të tyre Rama e ka të qartë mesazhin për shqiptarët, duke u thënë që të zgjedhin e të marrin, pasi soipas tij, forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top.

Mesazhi i Rames

KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

🔴 O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR…

🔴 ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË👊/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne