Edi Rama: Ilir Meta më ka ndihmuar, kur isha si lali Eri sot

Në intervistën e mbrëmshme në emisionin “Fakt” në “Syri.net”, kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatori Çim Peka, edhe për marrëdhëniet e tij plot kulisa me Ilir Metën ndër vite. Mes të tjerave Edi Rama i ka njohur ish-aleatit të cilin aktualisht e ka shënjuar sërish si kundërshtar politik, meritën se dikur në fillimet e tij si kryebashkiak i Tiranës, Meta si kryeministër e ka ndihmuar shumë për të bërë shumë punë të mëdha. Madje kryeministri e ka krahasuar veten, me lali Erin sot.

“E kam thënë dhe e përsëris dhe nuk do ta mohoj, që ka qenë person kyç në atë që kam bërë, si lali Eri sot, që nëse nuk do të kishte mbështetjen time do ta kishte shumë herë ë të vështirë të bënte atë që bën, për faktin e thjeshtë që kryeqyteti dhe qeveria duhet të jenë në sinkron, dhe jo se është punë personash”, tha Rama.

Lidhur me zhvillimet e së shkuarës dhe aleancën e vitit 2013 me LSI, kryeministri ka pohuar që nuk është bërë pishman, por ndihet i habitur dhe i zhgënjyer, që kjo forcë refuzon të marrë pjesën e meritës për reformat e kryera dhe nuk ndihet krenare.

“Unë e kam dashur koalicionin me LSI-në si një projekt strategjik të të gjithë spektrit të majtë, dhe si një program i rëndësishëm kombëtar për reformat që janë bërë. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë se koalicioni ka funksionuar për të bërë reforma që nuk janë bërë në 20 e kusur vite, pavarësisht se LSI çuditërisht nuk merr asnjë pjesë të meritës, pavarësisht asaj që të gjithë ta që kanë punuar për këto reforma duhet të jenë krenarë”, tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne