Edi Rama një natë me Trump, një natë me Sorosin

Teksa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe një takim informal me miliarderin George Soros.

Lajmi bëhet me dije nga djali i filantropit kontrovers, Alex Soros, i cili ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet bashkë me kryeministrin Rama dhe babain e tij.

Djali i Soros e përshkruan me entuziazëm takimin me Ramën dhe madje thotë se është i joshur nga veshja e tij.

“Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simboli i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vemti Kryeministër që mban veshut T-shirt të Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë persoonale, përveç respektit”, shkruan djali i Soros.

Takimi i Ramës me George Soros, vjen pas takimit përshëndetës me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin bëri edhe një fotografi zyrtare. Kujtojmë që Trump është një nga kundërshtarët e mëdhenj të Soros.

Gjatë fushatës elektorale ai e sulmoi shumë manjatin hungarez, por edhe ky i fundit u investua me të gjitha format kundër tij, përfshi këtu edhe daljen në CNN të disa Kryeministrave për të folur kundër kandidatit republikan.

Një prej tyre ishte edhe kryeministri Rama. Ndërkohë edhe në Shqipëri George Soros është një personazh i anatemuar shumë nga politika dhe media.

Ai shihet si sponsori kryesor në politikë i Edi Ramës, Erion Veliajt dhe disa figurave të tjera. Retorika kundër Soros në vendin tonë dhe jo vetëm, u ashpërsua sidomos pas fitores së Trump në Amerikë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne