Rrëzohen dy dronë izraelitë në Bregun Perëndimor

Mediat sioniste njoftuan të hënën se dy dronë pa pilot të ushtrisë izraelite kanë rënë në Bregun Perëndimor.

Dy dronë izraelitë ranë në qytetet Al-Khalil dhe Betlehem në Bregun Perëndimor, raportuan mediat sioniste. U tha se këta dy dronë ishin të tipit Skyrider. Detajet e kësaj ngjarjeje, duke përfshirë edhe arsyet për rënien e dronëve, nuk janë raportuar ende. Rrjeti informativ al-Mejadin gjithashtu raportoi se regjimi sionist lëshoi një dekret për të ndaluar fluturimin e këtyre dronëve për shkak të përsëritjes së incidenteve të tilla./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne