Edi Rama quan kishë të Shën Kollit xhaminë Selimije të Lezhës

Xhamia Selimije, e cila ka mbajtur edhe vetë emrin e dikurshëm mesjetar të qytetit të Lezhës, jo vetëm që nuk i është kthyer si pronë Komunitetit Musliman Shqiptar por ajo vazhdon ende të dhunohet. Bazuar në pretendimin e pavertetë dhe të hedhur poshtë nga mjaft historinë se aty ka ekzistuar dikur varri i serbo-shqiptarit Skenderbe, qeveria shqiptare prej shume vitesh vazhdon ta mbajë xhaminë e vjetër Selimije të uzurpuar dhe ka vendosur brenda mureve të saj gjysëm të rrënuar elemente artificialë zbukurues, të cilët i janë kushtuar serbo-shqiptarit Skënderbe.

Sikur në Shqipëri të funksiononte vërtet shteti ligjor, sot kjo xhami e shkatërruar duhet të ishte rimarrë menjëherë prej Komunitetit Musliman Shqipëtar.

Përvec pretendimeve të pavërteta se aty dikur ishte varrosur Skenderbeu, kryeministri Rama vazhdon e thotë se rrënojat e objektit i përkasin një kishe të quajtur Kisha e Shën Nikollit dhe jo xhamisë Selimije, sikur është e vërteta.

Ndërkohë që sot Xhamia Selimije është kthyer në një tempull për serbo-shqiptarin Skënderbe, Myftinia Lezhë dhe KMSH kanë frikë që ta kërkojnë xhaminë e tyre.

 

 

Shkrimi i sotëm i kryeministrit Rama në facebook:

“Me këto pamje nga Memoriali i Skënderbeut, ku pas përfundimit të restaurimit tërësor mbi rrënojat e Kishës së Shën Nikollit, shijohet një ndryshim si nata me ditën, ju uroj një të dielë të qetë”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne