Qe prej ardhjes ne Shqiperi te muxhahedineve iraniane, qeveria e kryeministrit Rama ka nisur ti ngjaje gjithmone dhe me shume regjimit te Sadam Huseinit ne Irak. Rama dhe ministrat e tij sikur Pandeli Majko me kompani, jo vetem qe po strehojne ne Shqiperi nje organizate totalitariste, por se fundmi kerkojne qe te mbyllin edhe mediat, bloget dhe portalet te cilat nuk kontrollohen dot nga satrapi Edi Rama. Ky fakt shqetesues per lirine e mediave ka shtyre disa organizata të mediave në Shqipëri qe ti bejne thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërheqë dy projektligjet për mediat online. Organizatat e mediave shprehen se liria e shtypit kërcënohet nga nisma e qeverisë, ndërsa shtojnë se projektligjet nuk kanë asnjë relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla.
“Projektligjet, të cilat synojnë të krijojnë një regjim licencimi, kontrolli, gjobitjeje dhe mbylljeje të faqeve të internetit, i japin hapësira të gjera autoriteteve të kërcënojnë me gjoba disproporcionale dhe me mbyllje, mediat në internet. Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane.
Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet. Synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë. Media nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë kriteri licencimi apo mbikëqyrjeje të ndryshme, nga të gjitha llojet e bizneseve të tjera” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë që një reagim pati dje edhe nga Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe Shtypit dhe PEN International dhe Reporterët pa Kufi (lexo këtu). Keto hapa qe po ndermerr qeveria Rama, vijne edhe pas ankesave dhe sulmeve qe muxhahedinet iraniane kane bere kunder nje seri mediash ne vendin tone. Keto sulme dhe letrat dhe kallezimet qe MEK-u ka bere prane Kryeministrise dhe Ministrise se Brendshme jane pjese e justifikimit qe qeveria Rama po perdor per te vendosur nje diktature alla-Sadam Husein mbi lirine e fjales dhe te internetit ne Shqiperi.
DEKLARATA E PLOTË
Organizatat shqiptare te medias dhe të të drejtave të njeriut i kërkojnë kryeministrit të tërheqë iniciativat ligjore për mediat online. Dy projektligjet aktuale janë tentativa e katërt, në më pak se katër vjet, që synon të krijojë një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat. Organizatat nënshkruese të kësaj letre publike shprehin shqetësimin për kërcënimin ndaj lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, përmes dy projektligjeve të propozuara nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama dhe bëjnë thirrje për tërheqjen e tyre të menjëhershme. Projektligjet janë prezantuar për konsultim publik, pa u shoqëruar me një relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla, pa studime të mirëfillta për gjendjen aktuale, pa identifikuar probleme të mundshme dhe pa arsyetuar nevojën e ndërhyrjes dhe masën e saj.
Projektligjet, të cilat synojnë të krijojnë një regjim licencimi, kontrolli, gjobitjeje dhe mbylljeje të faqeve të internetit, i japin hapësira të gjera autoriteteve të kërcënojnë me gjoba disproporcionale dhe me mbyllje, mediat në internet. Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane. Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet.
Parë kjo në kuadër të gjendjes aktuale të medias në Shqipëri, me dominimin e “lajmeve” false që shpërndahen nga zyrat e shtypit dhe që prezantohen si informacione të pavarura në median konvencionale, kryesisht televizione, synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë. Nga ana tjetër, partitizimi i tejskajshëm i institucioneve, që konvencionalisht janë dhe duhet të jenë të pavarura nga pushteti politik, nuk përbën aspak garanci për mbikqyrje të pavarur dhe profesionale të medias online, siç parashikohet nga projektligjet. Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri sakaq është e keqe dhe në përkeqësim të vazhdueshëm. Treguesi i lirisë së medias sipas vlerësimit të Freedom House ka rënë nga 3.75 pikë në vitin 2009 në 4.25 pikë më 2016 dhe aktualisht gjendet shumë pranë nivelit të lirisë së medias në vendet me regjime totalitare, siç janë ato të vendeve ish-sovjetike.
Shkaku i përkeqësimit të lirisë së medias nuk është tepria e lirisë, por mungesa e saj. Organizatat rikujtojnë se dy projektligjet aktuale janë tentativa e katërt, në më pak se katër vjet, që synon të krijojë një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat online. Media nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë kriteri licencimi apo mbikëqyrjeje të ndryshme, nga të gjitha llojet e bizneseve të tjera. Për sa më sipër, organizatat e mëposhtme i kërkojnë kryeministrit Edi Rama tërheqjen e menjëhershme të projektligjeve ” DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” dhe “DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR”.