Rritet çmimi i biletave për udhëtimet me avion, shqiptarët zgjedhin destinacionet me dëborë

Më të preferuarat për të udhëtuar gjatë festave të fundvitit për shqiptarët janë vendet e Ballkanit. Resortet e skive në vende me dëborë si Kolashin, Mavrovë dhe Brezovicë kanë qenë më të kërkuarat.

Agjencitë turistike tregojnë se dhe vendet në Europë ku organizohen Christmas Market, si Parisi, Brukseli, Praga, Budapesti e Vjena, kanë qenë të kërkuara.

Për shkak të rritjes së çmimeve të biletave të avionëve, shumica e qytetarëve kanë zgjedhur të udhëtojnë me autobus.

Sa i takon turistëve të huaj, ata kanë zgjedhur më së shumti të qëndrojnë në Tiranë e Durrës, duke lëvizur më pas dhe në qytete turistike si Berati, Gjirokastra apo Shkodra./

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne