Edmond Haxhinasto del pas katër orësh nga SPAK: Dëshmova për disa çështje

Ish-ministri Edmond Haxhinasto qëndroi për katër orë në SPAK, ku tha se erdhi si dëshmitar për disa çështje.

Pse po heshtni zoti Haxhinasto, jeni në vështirësi ?

Edmond Haxhinasto: Nuk po hesht, deklarimet e mia i dhashë aty ku duhet.

Ende nuk dihen arsyet që Haxhinasto u thirr nga prokurorët e SPAK. Haxhinasto ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues si dhe zv.kryetarit të LSI.

Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë viteve 2009-2013, Haxhinasto ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë./BW

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress