Edmond Kosenit i sekuestrojnë makinën e blinduar

Uniformat blu i kanë sekuestruar makinë e blinduar ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni. Aksioni për sekuestrimin e automjetit të Kosenit është bërë në Peqin nga forcat operacionale. Vetë Koseni është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Edmond Koseni njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e armëve. Ai arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë. Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve. Gjatë kohës që ishte shef komisariati në Elbasan, Koseni u përfshi në një sherr me ish drejtorin e atëhershëm të kufirit, Pjerin Ndreu në ambjentet e Ministrisë së Rendit.

Më pas ai u pezullua nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, për shkak se keqtrajtonte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne