Nga Gjergji Thanasi
Propaganda e MEk-ut (Muxhahedinët e Popullit Iranian) tashmë është bërë sa bajate aq edhe e pështirë. Një nga temat më tipike të kësaj propaganda është që cdo shqiptar, që shkon në Iran, për biznes, për turizëm, si gazetar, për turizëm mjeksor, për shkëmbime kulturore, sportive, shkencore etj. etiketohet menjëherë si spiun i rregjimit të mullahëve. Në disa raste kalemxhinjtë e MEK-ut tregohen të mëshirshëm dhe personin në fjalë e etiketojnë si “stooge” dmth budalla, humbameno, qole, apo vegël të regjimit të Teheranit.
Këto etiketime spiun, terrorist, kriminel etj. në disa raste janë jo thjesht fyerje të rënda për personat e etiketuar, por janë fyerje edhe për tërë shqiptarët si komb.
Akademikët shqiptarë ose humbameno ose spiunë të regjimit të mullahëve!!!!!!!!!!!
Në mars 2018 në Teheran u mbajt një simpozium shkencor për Naim Frashërin, poetin tonë kombëtarë. Në simpozium ishin ftuar disa akademikë shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe të Rapublikës së Kosovës si edhe profesorë në universitete publike dhe private shqiptare, gazetarë etj.
Një aktivitet i tillë shkencor kulturor për Naimin, poetin tonë kombëtar i tërboi propagandistët e Kultit Rajavi. Në mediat e kultit, por edhe në disa media shqiptare vërshoi histeria anti shkencëtarë shqiptarë. Të gjithë këta akademikë, profesorë universiteti në Kosovë, Shqipëri e FYROM u etiketuan në bllok si spiunë të rekrutuar nga MOIS-i i Iranit ose më së paku si “stooge” dmth budallenj të dobishëm për regjimin e mullahëve të Teheranit. Kjo është me të vërtet për të vënë duart në kokë! Ajka e inteligjencies shqiptare këtej dhe andej kufirit të v. 1913 përbalten si budallenj, spiunë e terroristë nga një tufë ish terroristësh duarpërgjakur!!!!!
Në fotot ilustruese të shkrimit lexuesit do gjejnë fotot ekëtyre shkencëtarëve e pedagogëve shqiptarë të etiketuar si spiunë nga Kulti Rajavi.
Lista e akademikëve shqiptarë të përbaltur si spiunë iranianë nga Kulti Rajavi
1- Dr. Prof Rexhep Meidani i diplomuar në “University of Caen” (Francë) për fizikë dhe Phd e ka mbrojtur në “University of Paris XI”, ish President i Republikës së Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë na damkoset si spiun i Iranit nga një tufë ish terroristësh të MEK-ut.
2- Dr. Prof. Floresha Dado e diplomuar në letërsi. Në v. 2018, kur vizitoi Iranin ajo ishte sekretare e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë e megjithatë përsëri etiketohet vetëm si “stooge” dmth humbameno, budallackë pikërisht nga ish terroristët iranianë të mbyllur në Kampin Ashraf 3 në Manëz.
3- Dr. Prof.Shaban Sinani i diplomuar për Gjuhë Shqipe. Në v. 2018, kur akuzohej nga Kulti Rajavi si spiun i vjetër (snior spy) i MOIS-it, ishte anëtar i asociuar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Fiks një vit pasi u përbalt nga MEK-u si spiun iranian, z. Sinani u zgjodh sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave tëRepublikës së Shqipërisë.
4- Dr. Prof. Ali Aliu albanolog shqiptar nga FYROM-i, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës u etiketua spiun iranian edhe se kishte hedhur idenë për hapjen e një qendre të studimeve albanologjike në Teheran dhe të një qendre të studimeve perse në Tiranë.
Nuk po përmendim anëtarët e tjerë të delegacionit, që janë pedagogë me grada shkencore Dr. Prof, apo edhe gazetarë, por po qëndrojmë te niveli i akademikëve dmth ajkës së ajkës së shkencës pan-shqiptare. Është për të vënë duart në kokë sesi një grup ish terroristësh duarpërgjakur, që u strehuan në Shqipëri për arsye humanitare, guxon të hedhë baltë, të shpifë e të kërcënojë kaq paturpësisht një dyzinë shkencëtarësh e profesorësh të hapsirës mbarë shqiptare në Ballkan!
Për turp të Zotit, ndërsa ne shqiptarët u hapëm dyert e Shqipërisë e i strehuam për arsye humanitare, këta ish terroristë guxojnë të shajnë e të përbaltin me akuza monstruoze elitën e shkencës panshqiptare.
Mirë na e bëjnë! Fajin e kemi vetë ne shqiptarërt, që pas këshillave të miqve e morëm gjarpërin “MEK” dhe e futëm në gjirin tonë.
P.S.
Për më shumë mund të konsultoni edhe një shkrim timin të v. 2018.
Linku: https://www.cna.al/2018/03/15/debimi-i-diplomateve-iraniane-patate-e-nxehte-per-ministrin-bushati/
/ashrafnews