Burra dhe gra egjiptas nxituan për në xhami në Tanta për të dhuruar gjak për personat e plagosur në shpërthimin vdekjeprurës të së dielës, i cili goditi kishën e koptëve të krishterë më parë gjatë ditës.
Mohammed Ahmad Hassan, një banor i Tantas, tha se altoparlantët janë përdorur për t’u bërë thirrje njerëzve në qytet që të shkojnë në xhami për të dhuruar gjak, për të ndihmuar të plagosurit nga sulmi. Thirrja erdhi në një kohë kur rezervat në spitale kishin filluar të harxhohen.
Dhe ai shtoi tha se pjesa më e madhe e atyre që përgjigjen thirrjes ishin kryesisht muslimanë.
Hassan shtoi se qindra qese gjaku janë duke u dorëzuar në bankat e gjakut dhe Spitalin e Përgjithshëm, ku të lënduarit janë duke u trajtuar.
Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në një kishë në veri të Egjiptit të dielën, njofton Ministria egjiptiane e Shëndetësisë. /tesheshi