Egjipt, nisin bisedimet mes dy fraksioneve politike palestineze

Grupi palestinez i rezistencës Hamas me bazë në Rripin e Gazës dhe Lëvizja palestineze Fatah kanë filluar bisedimet për pajtim në kryeqytetin egjiptian Kajro për t’i dhënë fund përçarjes dhjetëvjeçare mes tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim diplomatik, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak se nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat, theksoi se “ka një vullnet për t’i bërë bisedimet të suksesshme”.

Autoritetet egjiptiane ende nuk kanë zbuluar detajet dhe axhendën e bisedimeve.

Kajro aktualisht po udhëheq përpjekjet më qëllim për t’i dhënë fund ndarjeve politike dhjetëvjeçare midis grupit Hamas dhe lëvizjes Fatah.

Javën e kaluar, kryeministri i Palestinës, Rami Hamdallah, mbajti takimin e parë të kabinetit të tij në Gaza, që kur qeveria e unitetit u hartua në vitin 2014, për një hap të madh drejt pajtimit.

Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës kanë mbetur politikisht dhe administrativisht të ndara që nga viti 2007, kur Hamasi mori kontrollin e Gazës nga Fatah, pas luftimeve disa ditore në rrugë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne